Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se lagjet e familjeve Verbovci dhe Leci në Barilevë të Prishtinës janë ndër zonat që janë prekur nga vërshimet.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se do të zhvillojmë një plan të përgjithshëm për rregullimin e këtyre zonave, në mënyrë që banorët dhe bujqit të mos përballen më me probleme të tilla në të ardhmen. Ne do të merremi gjithashtu me kompensimin e dëmeve, disa prej të cilave do t’u jepen direkt banorëve nga institucionet e Kryeqytetit, ndërsa disa të tjera do të përfshihen edhe institucionet e tjera.
Sot me drejtorët, Lulzim Fushtica, Plator Gerdovci, dhe komandantin e Brigadës së Zjarrfikësve, Mal Gashi, vizituam këta bujq për të parë dëmet e shkaktuara nga vërshimet, të cilat janë të konsiderueshme. Gjithashtu, ne shkuam edhe në Prugoc, Drenoc dhe Bërnica e Poshtme.
Në asnjë rast nuk do t’i lëmë këta banorë vetëm me problemet e tyre, dhe gjithmonë do të ofrojmë mbështetje dhe ndihmë për ta.






