Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se katër sportistë do të përfaqësojnë Kosovën në Special Olympics World Games, Berlin 2023, Leart Gashi, Arta Avdyli, Lirika Sadiku dhe Florent Haziri janë atleatët tanë që po marrin pjesë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore 2023, një prej ngjarjeve sportive më të mëdha për sportistët me aftësi të kufizuara.
Në ceremoninë e hapjes morrën pjesë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, zëvendësministrja e MKRS Daulina Osmani dhe ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti.
Sportistëve tanë të cilët do të garojnë në disiplinën e vrapimit u urojmë shumë suksese, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






