Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës ditë më parë, pas ankesave të shumta nga banorët e Lagjes Qëndresa, ka ndërmarrë një aksion për lirimin e disa rrugëve të kësaj lagjeje të cilat ishin bllokuar nga disa banorë duke vendosur pengesa të ndryshme, madje duke ndërtuar edhe mure në mesë të rrugëve.
Lirim i rrugëve në kryeqytet do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për të mundësuar qarkullimin e lirë dhe të papenguar të qytetarëve të Prishtinës sikur që do të vazhdojë edhe shqyrtimi i përgjegjësisë eventuale të atyre që kanë ndërmarrë veprime të tilla, thuhet në postimin në Facebook të Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës.






