Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komuna e Prishtinës nis aksionin për largimin e qenëve endacak nga rrugët në kryeqytet

Qer 20, 2023

Kryeqyteti me vendim të kryetarit, Përparim Rama si vazhdim i veprimeve të shumta për trajtimin e qenëve endacak, ka nisur aksionin për largimin e këtyre kafshëve nga rruga dhe dërgimin e tyre në strehimore të licencuar nga agjencia e veterinës dhe ushqimit, ku do të trajtohen si duhet dhe përgatiten më pas për adoptim.

Nisjen e këtij aksioni e kanë përcjellë drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica dhe këshilltarët Bajram Gecaj e Pëllumb Bajçinovci.

“Ky aktivitet do të vazhdojë për ditët në vazhdim. Qëllimi është që qentë të largohen nga rruga dhe të vendosen në strehimore të licensuar nga AVUK-u, ku do të trajtohen në mënyrë humane, dhe komuna do të vazhdojë të subvencionojë këtë strehimore për qentë që do t’i mbajë, ku do t’i përgatisim edhe për adoptim”, ka deklaruar Fushtica.

Komuna po ashtu është duke e përgatitur rregulloren për trajtimin e qenëve endacak, ku përfshihet edhe mënyra se si mund të adoptohet një qen i tillë, të cilin do ta trajtojë falas në çfarëdo kohe veterinari i Kryeqytetit në qendrën për trajtimin e tyre e cila gjendet në Hajvali të Prishtinës dhe do të hapet së shpejti.

“Do t’i subvencionojmë edhe qytetarët që janë të intertesuar të adoptojnë qentë. Një person që e merr një qen do të subvenciohohet me 50 euro në muaj. Qytetarët mund t’i marrin deri në 5 qenë” ka deklaruar drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica.

Kryeqyteti është duke ndërmarrë veprime të shumta për trajtimin e qenëve endacak, ku deri tani janë ndarë 1 milion e 300 mijë euro, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM