Oda Tregtare Kosovaro Turke ka festuar 15 vjetorin e themelimit të saj.
Në këtë organizim pjesëmarrës ishin zëvendëskryeministrja e tretë për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut Emilija Redžepi, Ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, ambasadori i Republikës së Türkiye në Prishtinë dhe njëkohësisht kryetar i Nderit i Odës Tunç Angılı, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, kryetar të Komunave në Kosovë, ambasadorë dhe përfaqësues të Ambasadave me mision në Kosovë, përfaqësues të Institucioneve Kosovare dhe atyre Turke, anëtarë të Odës, përfaqësues të sektorit privat dhe shumë pjesëmarrës të tjerë, thuhet në postimin në Facebook të Oda Tregtare Kosovaro Turke.






