Build Skills with our trainings

Sign up now!

GKK në nderim të veprës së akademik Shyqri Nimanit prezanton këndin me punën nga arkivi dhe koleksioni i tij

Kor 4, 2023

Galeria Kombëtare e Kosovës në nderim të veprës së akademik Shyqri Nimani i cili ushtroi detyrën si drejtor i parë në Galerinë Kombëtare të Kosovës për 10 vite, ka prezantuar këndin me punën e tij nga arkivi dhe koleksioni i GKK-së.

Shyqri Nimani u lind në vitin 1941, në Shkodër, Shqipëri. Nimani njihet si dizajneri i parë grafik, ai po ashtu është një ndër themeluesit e departamentit të Dizajnit Grafik në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës, Kosovë.

Nimani diplomoi nga Akademia e Arteve Aplikative në Beograd, me 1967, në seksionin e librit. Ai i bëri studimet postdiplomike në vitin 1969 në të njejtin univerzitet dhe vazhdoi hulumtimin e tij artistik në Japoni në periudhën 1976-78. Me 1979, ai u bë drejtori i parë i Galerisë Kombëtare të Kosovës, detyrë që e ushtroi për 10 vite.

Përgjatë këtyre viteve kontriboi në krijimin e koleksionit, arkivës dhe indentitetin vizuel të GKK-së apo siç njihej në atë kohë si Galeria e Prishtinës, thuhet në postimin në Facebook të GKK-së.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM