Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Urime 4 Korriku, si rikujtim për angazhimin e përhershëm për të drejtat e patjetërsueshme

Kor 4, 2023

Më 4 korrik 1776, Kongresi Amerikan ratifikoi Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që para se të shërbej si dokument pararendës i Deklaratës së të Drejtave të Njeriut, vet akti i bashkimit të 13 kolonive për t’u çliruar nga Anglia e atëhershme perandorake përbën një ngjarje historike që përmbylli epokën e monarkisë për popullin amerikan, për të vënë themelet e republikës e të demokracisë, duke shërbyer kësisoj si shembull për shumë lëvizje e popuj anembanë globit të cilët dëshironin të çliroheshin nga sundimi perandorak për të përqafuar lirinë e drejtësinë, si të drejta të pamohuara e të lindura bashkë me qenien njerëzore.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se pikërisht për efektin zingjiror që pati 4 korriku si ngjarje në luftën për lirinë, të drejtat e barazinë ashtu siç i njohim sot, duke mos u kufizuar thjesht brenda territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por dhe si kontribues direkt në pavarësinë e shteteve tjera si në rastin e Republikës së Kosovës, do të jemi gjithmonë falenderues si komb për rolin e pazëvendësueshëm të ShBA-së në arritjet tona, andaj këtë ditë i bashkohemi festës së popullit amerikan, partnerit tonë të përhershëm.

Revolucioni amerikan padyshim se do mbetet në historinë e njerëzimit si ngjarje që nxiti lëvizjet e mëvonshme anti-kolonialiste, i dha guxim popujve për të vetëvendosur fatin e tyre, e për të zgjedhur llojin e qeverisjes që duan.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM