Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se më 17 Shkurt, në ditën e pavarësisë së Kosovës, valojnë po aq flamuj të Amerikës sa edhe të Kosovës kurse më 4 korrik, festojmë lirinë e Amerikës, po aq sa festojmë lirinë tonë.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se liria jonë ka gjurmë amerikane kudo. Në jetët e shpëtuara, në institucionet e ndërtuara, në çdo rresht të deklaratës së pavarësisë, në çdo njohje të kësaj pavarësie, në çdo sukses e në çdo të arritur, sepse 17 Shkurti dhe 4 Korriku simbolizojnë të njëjtën gjë: LIRINË.
Një liri e ndërtuar mbi aleanca, një aleancë që do të rrojë po aq sa shteti i Kosovës, përgjithmonë!






