Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla: Urime të veçanta për 4 korrikun ambasadorit Hovenier dhe gjithë qytetarëve amerikanë

Kor 4, 2023

Ministri I Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka uruar festën kombëtare Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të gjitha institucioneve në varësi të Ministrisë sonë.

Sveçla në postimin e tij në Facebook ka thënë se kontributi i SHBA për forcimin e organeve të rendit publik të Kosovës si dhe të administratës, ka qenë dhe mbetet i rëndësisë së veçantë. Ata janë partnerë e aleatë të pazëvendësueshëm, krah për krah në betejat kundër korrupsionit, paligjshmërisë, kriminalitetit e mbi të gjitha në kultivimin e sistemit të vlerave bazuar në liri, barazi e drejtësi. Bashkë me ta do ta fitojmë secilën betejë të demokracisë.

 

Urime të veçanta për 4 korrikun Ambasadorit J. Hovenier, stafit të Ambasadës, si dhe gjithë qytetarëve amerikanë që aktualisht punojnë apo kanë punuar në Kosovë.

 

Mirënjohje e miqësi e përjetshme.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM