Build Skills with our trainings

Sign up now!

Tentoi t’iu ik policisë, njësia e antidrogës arreston një person, i gjendet drogë dhe para

Kor 4, 2023

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e antidrogës në Prishtinë, pas një pune mjaft profesionale në teren dhe mbledhjes së informatave se i dyshuari me iniciale (G.A.) merret me trafikimin e narkotikeve kanë realizuar një plan taktik, në Fushë Kosovë kanë arrit të ndalojnë një automjet me targa vendore në të cilin gjendeshin tre persona, njëri nga ta i dyshuar për posedim droge.

Në momentin e ndaljes nga Policia, i dyshuari i lartcekur me iniciale (G.A.) ka tentuar të ik nga automjeti i cili me vete kishte një çantë në kraharor.

Policia ka parandaluar ikjen e tij dhe gjatë kontrollit fillestar në gjepat e pantallonave i ka gjetur: (11) qese me narkotik të dyshuar të llojit Mariuhanë me peshë 10 gramë, një peshore digjitale si dhe 545 euro. Ndërsa, gjatë kontrollit të çantës së kraharorit i janë gjetur: një qese me narkotik të llojit Mariuhanë me peshë 535 gramë, 8 qese me narkotik të llojit Kokainë me peshë 3 gramë, një grinder (mulli) për bluarje të narkotikeve, si dhe një qese e madhe me rreth 1000 paketime të vogla të cilat shërbejnë për ndarje të narkotikëve.

Në vazhdim të operacionit në konsultim me prokurorin kujdestar është bastisur edhe banesa e të dyshuarit në Fushë Kosovë, por që nuk ka rezultuar me gjetjen e ndonjë sendi të dyshimtë.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe me urdhër të tij i dyshuari i lartcekur (G.A.), tani më i arrestuar dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës do të ndërmerr masa dhe veprime rigoroze ligjore ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra penale, në veçanti zero tolerancë do të aplikohet ndaj personave që merren me abuzimin dhe trafikimin e substancave narkotike, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM