Build Skills with our trainings

Sign up now!

Fondacioni Lumbardhi organizon Kampin e kujtesës diasporike në Zym

Kor 5, 2023

Fondacioni Lumbardhi ka kënaqësinë të shpallë thirrjen për pjesëmarrje në Kampin e Dixhitalizimit dhe Arkivimit, një mundësi unike për të rinjtë dhe studentët e moshës 15-25 vjeç nga diaspora për t’u thelluar në botën e kujtesës personale e kolektive përmes arkivimit dhe dixhitalizimit. Kampi do të mbahet nga data 19 deri më 21 korrik 2023, në fshatin piktoresk Zym të Hasit të Prizrenit.

Kampi i Dixhitalizimit dhe Arkivimit është një punëtori gjithëpërfshirëse që fokusohet në bazat e arkivimit, digjitalizimit, kërkimit dhe interpretimit. Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri thelbësore në teknikat e arkivimit dhe dixhitalizimit ndërsa zhvillojnë aftësitë e tyre kërkimore dhe interpretuese. Kampi është një iniciativë e Fondacionit Lumbardhi, që synon përfshirjen e diasporës në programin e Arkivit Publik dhe krijimin e Diasporës Dixhitale, një hapësirë ​​e dedikuar për ruajtjen e materialeve personale për pasurimin e kujtesës kolektive dhe forcimin e lidhjes me Kosovën.

Aplikantët me materiale të tilla si kaseta negative, videokaseta, fotografi dhe dokumente të ndryshme që dëshirojnë t’i dixhitalizojnë, inkurajohen t’i sjellin me vete. Gjatë punëtorisë do të ndahet kohë e dedikuar për dixhitalizimin e këtyre materialeve. Fondacioni Lumbardhi do të mbulojë të gjitha shpenzimet, përfshirë udhëtimin, ushqimin dhe akomodimin për pjesëmarrësit e përzgjedhur.

Ky projekt është mundësuar me mbështetjen bujare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Fondacionit Lumbardhi.

 

Të gjithë të interesuar mund të aplikojnë në këtë lidhje deri me 14 korrik

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSczxwIbOgb5rqdWzhICBiFcF9krv0nQ1x00IldALNaCxhamFg/viewform

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM