Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Përfundon pjesa e parë e Testit të Arritshmërisë

Kor 5, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se ka përfunduar pjesa e parë e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasëve të nënta, të cilët kanë qenë të sistemuar në 176 qendra të testimit, respektivisht në 1.867 salla të testimit.

Në këtë pjesë, nxënësit janë përgjigjur në lëndët Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Histori dhe Gjeografi. Pjesa e dytë e testit do të mbahet më 11 korrik në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji, ndërsa rezultatet e testit do të publikohen më 17.07.2023.

Sipas raporteve të deritanishme, në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga testi për shkak të përdorimit të telefonave dhe ndaj të njejtëve janë marrë masa.

Ministria e Arsimit falënderon të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit për kontributin e tyre në mbarëvajtje të procesit, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM