Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Suksesi i oficerëve është vlerë e shtuar në kuadrin profesional dhe akademik të FSK-së

Kor 5, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se pas studimeve njëvjeçare, oficerët e FSK-së, Major Ali Haxhimustafa dhe Major Besnik Selimi, diplomuan me sukses të lartë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane dhe në të njëjtën kohë përfunduan edhe Masterin në Studime Operacionale, në Fort Leavenwoth, Kansas, SHBA.

Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane (CGSC) ka për qëllim edukimin dhe zhvillimin e udhëheqësve për operacione të përbashkëta, ndërinstitucionale dhe shumëkombëshe me spektër të plotë, gjithashtu vepron si agjenci kryesore për programin e zhvillimit të udhëheqësve të Ushtrisë, si dhe avancon artin dhe shkencën e profesionit ushtarak në mbështetje të kërkesave operacionale të Ushtrisë.

Suksesi i oficerëve është vlerë e shtuar në kuadrin profesional dhe akademik të FSK-së, si dhe në proceset zhvillimore të saj.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM