Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Elvir Azizi zgjedhet drejtor i ri i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

Kor 5, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është bashkangjitur mbledhjes së Bordit Drejtues të ShSKUK-së, në të cilën është bërë pranimin e detyrës së drejtorit të ri të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi.

Me këtë rast, ministri ka falënderuar zëvendësuesen e drejtorit të ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, për punën dhe kontributin e deritanishëm në menaxhim të ShSKUK-së.

Ai u shpreh se drejtoresha ka bërë punë të jashtëzakonshme gjatë kohës sa përkohësisht ka menxhuar ShSKUK, përkundër sfidave që kanë qenë prezentë.

Ministri Vitia pasi ka uruar zgjedhjen e drejtorit të ri të ShSKUK-së, ka shtuar se përkrahja e Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë e vazhdueshme për Bordin Drejtues dhe drejtorin e ri.

Në anën tjetër, Arënliu Hoxhaj, ka njoftuar me punën dhe projektet që janë zhvilluar gjatë kohës sa ka menxhuar me ShSKUK, por edhe projektet që janë në zbatim e sipër.

Elivir Azizi, drejtor i ShSKUK, ka falënderuar ministrin dhe Bordin për besimin që i është dhënë për menaxhim të ShSKUK, duke premtuar angazhim maksimal për avancim të projekteve, në të mirë të shërbimeve shëndetësore për pacientët

Elvir Azizi ëshrë zgjedhur drejtor i ShSKUK-së, përmes konkursit publik që kishte shpallur Bordi Drejtues, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM