Build Skills with our trainings

Sign up now!

Al Nahyan e informon Kurtin, se EBA dhuron 25 mil. dollarë për një spital të ri të fëmijëve në Kosovë

Kor 8, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Ministri Zayed Al Nahyan e informoi se Emiratet e Bashkuara Arabe do të dhurojnë 25 milionë dollarë për një spital të ri të fëmijëve në Kosovë.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për këtë kontribut, që do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e shumë fëmijëve në Republikën e Kosovës.

U bisedua për avancimin dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM