Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë të Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Çobaj.
Vizita pati për qëllim informimin nga afër dhe bashkëpunimin në mes të dyja vendeve.
Është diskutuar për çështjet e interesit të përbashkët, forcimin e sundimit të ligjit dhe gjithashtu, thellimin e bashkëpunimit tutje në kuadër të sistemit të drejtësisë për të dyja vendet, thuhet në postimin në Facebook të MD-së.






