Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Fillon Kampionati Evropian i Hendbollit për femra U19

Kor 10, 2023

ministria e Kultutrës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në një ceremoni të veçantë të mbajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë është hapur Kampionati Evropian i hendbollit për femra U19, i cili do të zgjasë deri më 16 korrik.

Nëntë ekipe kombëtare do të paraqiten në këto gara që e kanë shndërruarKosovën në qendër të rëndësishme të hendbollit kontinental.

Ceremonia hapëse ka përmbajtur edhe pikë artistike dhe shfaqje të flamujve të vendeve pjesëmarrëse.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, zëvendësministri i MPB, Bardhyl Dobra, presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, drejtori për sport në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, përfaqësuesi i EHF-së, Pedro Sequeira dhe sportistë e sportdashës të shumtë.

Në kuadër të këtij kampionati nga sonte Kosova ka ndeshjen me Italinë, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

 

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM