Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 28 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë 8372 nëna të Srebrenicës që edhe sot kërkojnë drejtësi për bijtë e tyre, një regjim që edhe sot e mohon gjenocidin në Srebrenicë e kudo në Bosnjë e Hercegovinë, sikurse e mohon edhe gjenocidin në Kosovë, po i njëjti regjim që avokonte për gjenocidin atëherë e që i sulmon Kosovën e Bosnje-Hercegovinën edhe sot.
Një gjenocid që nuk do të harrohet kurrë.
Mohuesit e gjenocidit nuk mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes.
Kujtim i përhershëm për të gjitha viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit!






