Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia viziton Spitalin “Sheikh Zayed” të Vushtrrisë, zgjerim i kapaciteteve të shërbimeve shëndetësore

Kor 11, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia së bashku me kryetarin e Komunës së Vushtrisë Ferid Idrizi, vizitoi Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë për të parë nga afër punën në këtë spital ku u prit nga drejtoresha, Dr. Shefkije Shatri dhe përsoneli shëndetesorë.

Në takim me kryetarin e Vushtrrisë, ministri Vitia dhe menaxhmenti i spitalit shprehën nevojën dhe domosdoshmërinë e zgjerimit të kapaciteteve infrastrukturore të spitalit te Vushtrrisë që do t’i shërbejë rritjes së kapaciteteve të shërbimeve Emergjente dhe shërbimeve të reja për qytetarët e Vushtrrisë dhe jo vetëm.

Projekti parasheh zgjërimin e spitalit në hapsirën që është në pronësi të Komunës së Vushtrrisë duke dyfishuar kapcitetet infrastrukturore të tanishme që janë parakusht i ngritjes së cilesisë së shërbimeve shëndetesore, me theks të veçantë shërbimeve emergjente dhe pediatrike.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi mirepriti nismën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe menaxhmentit te spitalit dhe u zotua se në mbledhjen e ardhshme të asamblesë komunale do të procedohet kërkesa për pronën e kërkuar komunale që do t’i shërbejë zgjërimit të spitalit. Ky vendim do t’i hapë rrugë investimeve infrastrukturore, rritjes së gamës së shërbimeve shëndetesore dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetaret tanë.

Ndër të tjera, në takim u diskutua dhe për ofrimin e shërbimeve primare në qytetin e Vushtrrisë, sfidat e implementimit të plotë të Konceptit të Mjekësisë Familjare, dhe projektet e përbashketa me qëllim të ngitjes së cilësisë së shëbimeve ndaj qytetareve, thuhet në postimin në Facebook të MSH-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM