Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoxha kërkon nga kadetët pas daljes në detyrë zyrtare, të jenë të përkushtuar në zbatimin e ligjit

Kor 12, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, me stafin e lartë menaxhues dhe me bashkëpuntorë nga ICITAP-i Amerikan, gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, atje ku gjenerata 58-të e kadetëve policor është duke vijuar trajnimin themelor, i cili është në fazën përfundimtare.

Ai, gjatë kësaj vizite inspektoi paradën policore dhe njëherit iu drejtua kadetëve me një fjalë rasti, ku çmoi lartë angazhimin e tyre dhe sfidat nëpër të cilat kanë kaluar gjatë kësaj faze trajnuese, e cila iu ka ofruar atyre mundësinë që të jenë zyrtarë policor të trajnuar sipas standardeve dhe praktikave më të larta ndërkombëtare të zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Hoxha, kërkoi nga kadetët që edhe pas përfundimit të trajnimit dhe daljes në detyrë zyrtare, të jenë të përkushtuar në zbatim të ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM