Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet mbledhja e pestë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian

Kor 12, 2023

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u zhvillua mbledhja e pestë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian. Kjo mbledhje u kryesua nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi. Prezent ishin ministra, zëvendësministra e përfaqësues të institucioneve dhe agjencive të pavarura, relevante për përmbushjen e agjendës evropiane të vendit.

“Integrimi i Kosovës në institucionet euro-atlantike ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës, andaj çdo hap që ndërmerret në drejtim të këtij objektivi strategjik është një hap i duhur tutje drejt integrimit të Kosovës në këto institucione dhe organizata”, tha zëvendëskryeministri Bislimi në hapjen e kësaj mbledhjeje.

Fillimisht në pjesën e parë të mbledhjes u diskutua për masat të cilat kanë arritur zbatim në Planin e Veprimit ERA II dhe aspektin e përgjithshëm të gjendjes së zbatimit sipas institucioneve dhe në të dytën hapat dhe reformat kyçe të parapara në kuadër të Programit Kombëtar për Integrim Evropian, PKIE 2023-2027.

Në këtë mbledhje të pestë të këtij Këshilli, u fol dhe rreth detyrave konkrete dhe sfidave të mundshme në zbatimin e arritjen e objektivave drejt rrugës së integrimit evropian të Republikës së Kosovës.

“Siç e dini, më 15 dhjetor 2022 kemi dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në BE. Në veçanti tani pas aplikimit për anëtarësim pritet përshpejtim i zbatimit të reformave dhe përmirësimi i cilësisë dhe ndikimit të tyre në jetën e qytetarëve. Fokusi qëndron tek krijimi i momentumit për pranimin e pyetësorit nga Komisioni Evropian për t’u vlerësuar për statusin e shtetit kandidat për anëtarësim. Prandaj, është me rëndësi kyçe që reformat nën përgjegjësinë e institucioneve që drejtoni të zbatohen brenda afateve kohore të vendosura nga vetë institucionet tuaja, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit si institucionin kryesor koordinues për integrim evropian”, shtoi ndër të tjera zëvendëskryeministri Bislimi.

Zyra e zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog së bashku me Drejtoritë përkatëse të integrimit evropian do të monitorojnë rregullisht procesin e zbatimit të reformave dhe do të bashkëpunojnë ngushtë me ministritë, Kuvendin e Kosovës, këshillat dhe agjencitë e pavarura për përmbushjen e obligimeve të agjendës evropiane, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM