Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se sot në mbledhjen e 151 të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes janë aprovuar nismat për lidhjen e dy Marrëveshjeve të Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se këto marrëveshje përfshijnë shkëmbimin e personelit, materialit, pajisjeve, informatave dhe përvojës në fushën e mbrojtjes, pjesëmarrje në operacione të përbashkëta për ruajtjen e paqes.
Arsimimin në akademitë dhe kolegjet ushtarake; në akademitë e luftës; në akademitë e mjekësisë ushtarake dhe nё institucione të tjera shëndetësore.






