Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vendoset gurthemeli i Qendrës Multifunksionale në Podujevë

Kor 12, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku, dhe i mirëpritur nga kryetari i Komunës së  Podujevës, Shpejtim Bulliqi, morën sot pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës Multifunksionale në Podujevë.

Kryeministri Kurti tha se kjo qendër do t’i ndihmojë të rinjtë që të kenë hapësira të përshtatshme për aktivitetet e tyre, dhe se Qeveria e ka nisur një reformë për rininë në Kosovë e cila shprehet jo vetëm pra në ligj të ri dhe në strategji shtetërore të re për rininë por gjithashtu edhe me këto infrastrukturat fizike sikurse kjo sot.

Përkushtimi ynë për rininë sipas kryeministrit duhet të shprehet vazhdimisht anë e mbanë Kosovës, dhe se tashmë janë disa qendra të këtilla nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, përfshirë Mitrovicën, Pjetërshanin, e me radhë.

Të njëjtën sot, kryeministri tha se po e bëjnë edhe në Podujevë e cila ka një rini të shkëlqyeshme dhe e cila meriton më shumë. ‘’Andaj edhe ne do të bëjmë çmos që t’i dalim borxh asaj në mënyrë që përfitimi edhe për vetë rininë por edhe për shtetin dhe të ardhmen të jenë sa më të mëdha’’, është shprehur ai.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, pasi falënderoi kryeministrin Kurti dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun, për vizitën dhe këtë investim, tha se vlera e projektit është rreth 1 milion euro dhe është bashkëfinancim i Komunës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

 “Kjo qendër multifunksionale e cila në total kap një sipërfaqe diku rreth 1450 m2, dhe e cila tani e tutje do t’ju shërbejë rinisë tonë, për arsye se deri tash aktivitetet e tyre i kanë zhvilluar në një sallë, palestër sportive në kushte improvizimi dhe besoj që me ndërtimin e këtij objekti këtyre të rinjve, sigurisht që do t’ju krijohen kushte shumë më të mira, më të përshtatshme për punë, pa i abstrahuar edhe OJQ-të e ndryshme, të cilat funksionojnë brenda komunës tonë, ku kanë me pas qasjen dhe mundësinë që bashkërisht t’i kryejnë aktivitetet e veta”, shtoi kryetari Bulliqi.

Qendra multifunksionale e Podujevës kap shumën afër një milion euro dhe do t’i ketë katër salla multifunksionale, amfiteatrin, hapësirën për ngjarje publike, sallën e mbledhjeve, administratën, dhe depot. Kohëzgjatja e punimeve për realizimin e këtij projekti parashihet të jetë 26 muaj.

Një nga veçantitë e këtij investimi me rëndësi të madhe është projektimi konform nevojave për qasje dhe mobilitet adekuat për persona me aftësi të kufizuar, për t’u siguruar që askush nuk privohet nga shërbimet dhe mundësitë që do t’i ofrojë kjo qendër, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

Unë jam këtu së bashku me kryetarin e komunës së Podujevës, profesor Shpejtim Bulliqin dhe me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Cekun, që të bëjmë vendosjen e gurthemelit të një Qendre për Rininë, një qendre multifunksionale për rininë këtu në Podujevë e cila do t’i ndihmojë të rinjtë që të kenë hapësira të përshtatshme për aktivitetet e tyre.

 

Ne në përgjithësi e kemi nisur një reformë për rininë në Kosovë e cila shprehet jo vetëm pra në ligj të ri dhe në strategji shtetërore të re për rininë por gjithashtu edhe me këto infrastrukturat fizike sikurse kjo këtu, që do ta ketë bazën 720 metra katrorë me dy kate, me ndriçim zenital pra nga kulmi dhe gjithashtu me katër salla multifunksionale, me një amfiteatër dhe me hapësira për administratë për mbledhje për depo e kështu me radhë.

 

Përkushtimi jonë për rininë duhet të shprehet vazhdimisht anë e mbanë Kosovës dhe tashmë janë disa qendra të këtilla nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, përfshirë Mitrovicën, Pjetërshanin, e kështu me radhë por këtë po e bëjmë edhe sot këtu në qytetin e Podujevës që ka një rini të shkëlqyeshme dhe e cila meriton më shumë, i takon më shumë andaj edhe ne do të bëjmë  çmos që t’i dalim borxh asaj në mënyrë që përfitimi edhe për vetë rininë por edhe për shtetin dhe të ardhmen të jenë sa më të mëdha.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM