Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: Me miratimin në lexim të dytë në Kuvend, mundësohet rritja e pagës minimale

Kor 13, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se me miratimin në lexim të dytë në Kuvend, është mundësuar rritja e pagës minimale, nga 130 euro e 170 euro, në 264 euro bruto për të gjithë. Për punëtorët nën 35 vjeç rritje e pagës minimale për 103%, ndërsa për punëtorët deri në 65 vjeç rritje për 55%. Po ashtu hiqet tatimi në të ardhurat personale për pagat deri në nivelin e pagës minimale.

Kryeministri Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se po përmbushim edhe një tjetër zotim tonin, rritjen e pagës minimale, nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë, ndërsa nga heqja e shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët.

 

Punëtorëve po ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson jetë të dinjitetshme.

 

Falënderoj të gjithë deputetët që votuan këtë ligj.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM