Build Skills with our trainings

Sign up now!

LDK: Pamjet e shëmtuara të dhunës nuk e kanë vendin në Kuvend ishte ditë e rëndë në historinë parlamentare

Kor 13, 2023

Lidhja Demokratike e Kosovës pas përleshjes në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se pamjet e shëmtuara të dhunës nuk e kanë vendin në Kuvendin e Republikës, nuk e kanë pasur asnjëherë, as në të shkuarën, as tani, sot, ishte një ditë tjetër e rëndë në historinë parlamentare të Republikës.

Instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese sot. Ata kanë ushqyer polarizimin e skajshëm shoqëror, kanë ushqyer gjuhën e urrejtjes, ndarjes e përpalsjes në çdo sjellje e veprim të tyre; e bëjnë dhe sot.

Këtë sjellje të papërgjegjshme, ndarëse e përplasëse nuk guxojmë ta ushqejmë njësoj.

LDK do të vazhdojë, si gjithherë, të mbrojë dhe ushtrojë vlerat bazike demokratike e shtetare në çdo sjellje të saj, brenda sallës së Kuvendit të Republikës dhe jashta saj, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM