Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se Era, Argjenda dhe Hana janë tri gjimnaziste të talentuara që po e përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadën e 53-të Ndërkombëtare të Fizikës në Tokio të Japonisë.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se për të tretin vit me radhë mbështesim pjesëmarrjen e Kosovës në International Olympiad IPh, një ndër olimpiadat më prestigjioze ndërkombëtare ku garojnë nxënësit më të talentuar të shkollave të mesme nga mbarë bota në fushën e fizikës. Qeveria e Kosovës dhe MASHTI vazhdojnë të përkrahin fuqishëm nxënësit/et që na përfaqësojnë denjësisht dhe na bëjnë krenarë me arritjet e tyre në arenën ndërkombëtare.
Ekipi i Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës, përbëhet nga: nxënësja Era Thaqi nga Gjimnazi “Xhevdet Doda” Prishtinë, nxënësja Argjenda Trepça nga Gjimnazi “Frang Bardhi” Mitrovicë, nxënësja Hana Mani nga New York School of Science, Prishtinë, Prof. Dr. Sefer Avdiaj nga FSHMN, njëherësh Prorektor për Shkencë në UP.
Ndërkohë, po në Tokio, Shoqata e Matematikanëve të Kosovës vazhdon pjesëmarrjen në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, gjithashtu me mbështetje nga MASHTI.
Suksese nxënëseve pjesëmarrëse në këtë garë!






