Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston dy të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar

Kor 13, 2023

Zyrtarët policor të stacionit policor Veriu, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 18:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, me ç’ rast policia arrestoi të dyshuarit;  S. A, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si M. A, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si të dyshuar të implikuar në rast.

Ndaj të dyshuarve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM