Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia Kufitare parandalon tregtinë ilegale, sekuestrohet mall dhe konfiskohen dy automjete

Kor 13, 2023

Policia e Kosovës, konkretisht njësia kufitare-NJNSH, gjatë patrullimit në fshatin Koshtovë- Leposaviq ka ndaluar tri automjete të dyshuara.

Gjatë realizimit të kontrollit të këtyre automjeteve është konstatuar se kanë të ngarkuar paketa me filtër të cigareve. Sipas deklaratave të personave të dyshuar malli është sjell nga një person prej Novi Pazarit-Serbi në fshatin Soqanicë-Leposaviq, ku me pas ata e kanë ngarkuar mallin nëpër automjete për destinim në Mitrovicë.

Rasti është trajtuar nga njësitë e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Leposaviq.

Lidhur me rastin është njoftuar prokuroria kompetente dhe me urdhër të tyre konfiskohen dy nga automjetet dhe malli, përderisa është iniciuar rasti ”Tregti e ndaluar” në procedurë të rregullt, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM