Build Skills with our trainings

Sign up now!

Diplomon gjenerata e 58-të e Policisë së Kosovës

Kor 14, 2023

Në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 58 e Policisë së Kosovës, në përbërje prej zyrtarëve policor të komuniteteve të ndryshme.

Këtë ceremoni solemne, me praninë e tyre e nderuan edhe personalitetet më të larta shtetërore: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Shkëlqesia e tij, kryeministri i RKS-së Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, zëvendësministra, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, eprorë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës si dhe familjarë të kadetëve policorë që diplomuan sot.

Në këtë ceremoni u bë ndarja e certifikatave për pranimin e detyrës së re, si dhe u realizuar betimi nga të gjithë të diplomuarit e kësaj gjenerate.

Personalitetet e larta shtetërore dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Hoxha, të pranishmeve iu drejtuan me nga një fjalë rasti duke uruar kadetët policorë për diplomimin e tyre si dhe ju dëshiruan mirëseardhje në familjen e madhe policore, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM