Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana dhe Posta e Kosovës lehtësojnë qarkullimin e dërgesave postare 

Kor 14, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovë z. Agron Llugaliu  dhe Kryeshefja e Postës së Kosovës znj. Nora Rraci sot në ambientet e Drejtorisë së Doganës nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit. 

Qëllimi i memorandumit të nënshkruar sot konsiston në vendosjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve për të thjeshtëzuar dhe përshpejtuar procedurën doganore gjatë pranimit dhe dërgimit të dërgesave në qarkullimin postar ndërkombëtar te cilat transportohen përmes rrugëve tokësore (rrugore dhe hekurudhore), ajrore dhe të ofroj siguri në mbledhjen e të hyrave dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara.

Nga tani e tutje kjo procedurë do t’u mundësojnë personave fizikë dhe sipërmarrësve që të zhdoganojnë dërgesat e tyre më shpejt dhe me kosto më të lirë gjatë importit dhe eksportit, si dhe të marrin informacion për statusin e dërgesave që dërgojnë, apo i pranojnë në mënyrë më të mirë dhe më efikase.

 Pikat kryesore të memorandumit do të mundësojnë avancim e procedurave dhe zbatimin e praktikave më të mira për persona fizikë, dhe sipërmarrësve përmes:

– zhdoganimit të dërgesave të tyre më shpejt, më lirë dhe më sigurt, gjatë importit dhe eksportit, si dhe të marrin informacion për statusin e dërgesave që i dërgojnë apo presin në mënyrë më të mirë dhe më efikase:,

-marrja e dërgesave postare nga jashtë, dërgimi i tyre jashtë vendit, transferimi i dërgesave ndërmjet DK-se dhe PK-se si dhe çdo veprim tjetër që kryhet në kuadër të procedurës doganore me dërgesat postare  të kryhet nën mbikëqyrjen doganore dhe ne zbatim te masave te kontrollit doganor dhe akteve te Unionit Universal Postar.

– lehtësimin e tregtisë së ligjshme, mbledhjen e të ardhurave, mbrojtjen e shoqërisë dhe sigurisë, etj.

-dërgesat postare te deklarohen sipas legjislacionit doganor dhe postar ndërkombëtar, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM