Build Skills with our trainings

Sign up now!

Lansohet doracaku për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore

Kor 14, 2023

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Këshillin e Evropës, lansuan sot doracakun për mësimdhënësit dhe profesionistët e arsimit për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore në institucione arsimore. 

Zëvendësministri i MPB-së, njëherit Koordiantor Kombëtar Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, Blerim Gashani, gjatë kësaj ceremonie tha se trafikimi me njerëz është një shkelje fundamentale e të drejtave të njeriut dhe si dukuri negative është sfidë globale që kërkon përpjekje të përbashkët ku sistemi arsimor/institucionet shkollore luajnë rol kyç në këtë betejë.

”Është e rëndësishme të kemi parasysh që parandalimi nuk është përpjekje e vetme, duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku që të inkurajojmë bashkëpunimin në mes të mësuesve, prindërve, komunitetit në përgjithësi dhe organeve të zbatimit të rendit, për të krijuar një rrjetë të fortë parandalues dhe një të ardhme ku ëndrrat e asnjë fëmije nuk cenohen e nuk shuhen nga krime të tilla”, tha Gashani.

Doracaku është rezultat i një pune të vazhdueshme të bashkëpunimit dhe ekspertizës të palëve të ndryshme në implementimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare, për të parandaluar dhe luftuar trafikimin me qenie njerëzore dhe për të krijuar një mjedis të sigurt për fëmijët tanë, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM