Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mirënjohje për gatishmërinë e FSK-së për të mbështetur Mbretërinë e Bashkuar për rritjen e sigurisë në Evropë dhe më gjerë

Kor 14, 2023

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari pritit në takim Komandantin e Forcave Tokësore Britanike, Gjenerallejtënant Ralph Wooddisse.

Gjeneral Jashari falenderoi Gjeneralin Wooddisse për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e FSK dhe ngritjen e kapaciteteve të saj, ndërsa Gjeneral Wooddisse shprehu mirënjohje për gatishmërinë e FSK-së, për të mbështetur Mbretërinë e Bashkuar në përpjekjet e saj për rritjen e sigurisë në Evropë dhe më gjerë.

Në takim u diskutua situata e sigurisë në rajon dhe Evropë, përderisa Gjeneralët u dakorduan që të thellohet bashkëpunimi bilateral në trajnime, shkollime dhe fusha të tjera me interes të përbashkët që kontribojnë në fuqizimin e kapacitetit për të ofruar siguri të dyja vendeve, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM