Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka takuar ushtarin e FSK-së, Ylli Dalladaku të diplomuarin në akademinë ushtarake të SHBA-ve, WestPoint.
Hovenier në postimin e tij në Twitter ka thënë se ishte kënaqësi të takoheshin me të diplomuarin e WestPoint, Ylli Dalladaku, pjesëtarin e parë të FSK-së që kaloi shkollën e ushtrisë amerikane ‘Ranger’, një nga kurset ushtarake amerikane më rigoroze.
Ne e mbështesim FSK-në teksa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”.






