Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.
Policia ka bërë apel të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat në trafik në të kundërtën mund të mbeten pa patentë shoferi.
Gjatë periudhës kohore janar – qershor 2023, 4116 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik dhe 12751 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






