Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se shumë shpejt Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se shtimi i autobusëve do të përmirësojë tutje shërbimet e ofruara për qytetarët.
10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e “Trafiku Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore.






