Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) nga data 09 deri më 13 tetor 2023, do të organizojë “Javën e promovimit të shëndetit në shkolla me temën, “Edukimi seksual gjithëpërfshirës në shkolla”.
Me këtë rast, do të realizohen shumë aktivitete sensibilizuese për promovimin e shëndetit në shkolla, duke adresuar komponentën e shëndetit, me theks edukimin seksual gjithëpërfshirës në shkolla, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.




