Policia ka pranuar një informatën se në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë se disa persona dyshohet se janë duke bere shitblerjen e substancave narkotike.
Sektori Qendror në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotikë ka reaguar në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në tre (3) persona të dyshuar të cilët ishin në veturën e markës Tiguan ngjyre hiri me targa vendore. Personi i cili ishte pasagjer në pjesën e pasme del nga vetura me një qese najloni në dorë ku dyshohej se kishte substance narkotike, i njëjti është ndaluar nga ana e policisë dhe tek i dyshuari me iniciale (SH.A.) janë gjetur në cilësinë e provave materiale (155) gram substancave narkotike e llojit mariuhanë.
Tek pasagjeri me inicialet (B.SH.), i cili ishte në veturën Tiguan janë gjetur (70) gram substanca narkotike e llojit marihuanë.
Gjatë angazhimeve policore në vendin e ngjarjes janë arrestuar tre persona të dyshuar.
Nga zyrtarët policor të antidrogës është njoftuar prokurori kompetent, ku është marrë urdhër kontroll për bastisje të tri pronave, banesave të të dyshuarve, një kontroll është realizuar në rrugën “Sadik Zeneli” në Prishtinë pronë e të dyshuarit (B.SH.), ku në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar (435) gram substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë, një peshore dixhitale dhe folje për paketim të substancës narkotike, ndërsa në dy lokacionet tjera nuk është gjetur diçka e dyshuar.
Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej dëshmitë si në vijim:
- Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 435 gram.
- Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 80 gram
- Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 75 gram
- Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 70 gram
- Tre (3) telefona mobil
- Një (1) peshore
- Folie për paketimin e substancës narkotike
Në total janë gjetur dhe sekuestruar (660) gram substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit ndalohen për 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.




