Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia realizon një operacion kontrolli në Zveçan nën dyshimet për drogë, gjen pajisje për prodhim të kriptovalutave

Kor 8, 2022

Policia e Kosovës ka marrë urdhër verbal për kontrollimin e objektit të banimit të të dyshuarit me iniciale (S.N.) në Zveçan, pasi që dyshohej se aty kishte lëndë narkotike.

Me asistencën e Njësitit për Intervenim, njësiti patrullues nga stacioni policor në Zveçan, ka filluar kontrollin e objektit dhe në brendësi janë gjetur lëndë narkotike e ngjashme me marihuanë me peshë prej rreth 45 gram, gjithashtu janë gjetur dhjetë (10) rrënjë të dyshimta të ngjashme si bimë kanabisi.

Gjatë realizimit të operacionit policor, gjithashtu u gjetën një numër i madh makinerish, gjegjësisht pajisje për nxjerrjen e kriptovalutave.

Si dëshmi/prova gjatë kontrollit janë gjetur si në vijim:

– Katër (4) kamera video incizim

– DVR

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (8)copë karta

– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (8)copë karta

– Monitor me tastierë

– Nëntëmbëdhjetë (19) copë makineri për nxjerrjen e kriptovalutave, lloje të tjera

– Ndarës i kabllove në internet për minierat e kriptovalutave

– Modem interneti

– Ruter

– Ventilator

Vlera e makinerive/pajisjeve të gjetura, vlerësohet të jetë rreth pesëdhjetë e pesë (55) mijë euro.

Është kontaktuar prokurori i Shtetit në detyrë, i cili është informuar për rastin, i njëjti ka urdhëruar që të bëhet kryqja e vendit të ngjarjes, të kontaktohet dogana e Kosovës për të marrë përsipër veprimet/punën e mëtutjeshme.

Veprimet tjera do të ndërmerren sipas udhëzimeve të prokurorit kompetent, përderisa policia është në kërkim të të dyshuarit i cili ndodhet në arrati, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM