Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani dekreton 48 gjyqtarë me mandat fillestar

Kor 8, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot 48 gjyqtarë.

Këta gjyqtarë janë dekretuar me mandat fillestar për tri vite, dhe do të sistemohen në Gjykatat Themelore.

Në ceremoninë e betimit para Presidentes së vendit, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “Do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.

Ndërkaq, presidentja Osmani ka theksuar se integriteti dhe profesionalizmi duhet të jenë parimi bazë i punës së tyre.  Sipas saj, gjyqtarët e rinj duhet të angazhohen për një sistem të drejtësisë të pavarur, të pa ndikuar dhe profesional, sepse shteti i së drejtës është bazament i zhvillimit të shtetit dhe shoqërisë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM