Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komuna e Prishtinës: Të gjithë shitësit në rrugë të lirojnë hapësirat publike në kryeqytet

Kor 9, 2022

Komuna e Prishtinës njofton të gjithë shitësit të cilët operojnë në hapësirat publike, në trotuare dhe rrugë, në afërsi të tregjeve në qendër të qytetit dhe në lagjen Ulpiana, se brenda periudhës kohore prej datës 08 – 24 korrik 2022 duhet të lirojnë këto hapësira me qëllim që të njëjtat të shfrytëzohen për çfarë edhe janë të destinuara.

Pas datës 24.07.2022, Drejtoria e Inspeksionit – Komuna e Prishtinës do të fillojë aksionin edhe nën asistencën e Policisë së Kosovës për lirimin e këtyre hapësirave, rrugëve dhe trotuareve.

Hapësirat që duhet të lirohen në afërsi të Tregut të Gjelbër në Qendër të qytetit, përfshijnë rrugët dhe trotuaret si në vijim:

  • Rruga “Ilaz Agushi”
  • Rruga “Ylfete Humolli”
  • Rruga “Xhemail Prishtina”

Ndërsa, rrugët dhe trotuaret që duhet të lirohen në afërsi të tregut të gjelbër në Ulpianë janë:

  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
  • Rruga “Imzotë Nikë Prela” dhe,
  • Rruga “Zija Shemsiu”

Luten të gjithë shitësit që përgjatë kësaj periudhe të bëjnë zgjidhje të ligjshme duke u sistemuar brenda ambienteve zyrtare të këtyre dy tregjeve për shkak se pas datës së lartëcekur, në asnjë mënyrë nuk do të lejohen të operojnë jashtë ambienteve të këtyre dy tregjeve, saktësisht, askund në hapësira publike brenda kryeqytetit.

Komuna e Prishtinës pret mirëkuptimin e të gjithë shitësve për këtë vendim, për shkak se ky vendim do të ndihmojë sadopak, transformimin e Prishtinës, thuhet në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM