Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kuvendi i Republikës së Kosovës ngrit statusin në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë (APF)

Kor 9, 2022

Asambleja e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), me votim njëzëri ka konfirmuar vendimin për avancim të statusit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga vëzhgues në anëtar i asocuar. Vendimi u mor gjatë Sesionit të 47-të APF-së mbajtur dje në Kigali, Ruanda.

Pas këtij vendimi, Delegacioni i Përhershëm i Kuvendit në APF, përveç pjesëmarrjes dhe të drejtës së fjalës do të gëzojë edhe të drejtë vote në miratimin e dokumenteve të kësaj Asambleje, sikur edhe anëtarët e tjerë, si dhe një varg të drejtash të tjera të rezervuara për anëtarë të asocuar.

Ndërsa ngritja e statusit të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të kontribuojë në zhvillimin e projekteve të reja të bashkëpunimit me institucionet, partnerët, vendet, parlamentet dhe qeveritë e anëtarëve të Frankofonisë.

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës në këtë Asamble përbëhet nga deputeti Dimal Basha, udhëheqës i Delegacionit të Përhershëm ë Kuvendit të Republikës së Kosovës në APF, si dhe deputetët Ariana Musliu Shoshi dhe Fridon Lala, anëtarë të delegacionit, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM