Policia kufitare e Kosovës vazhdon me angazhime për parandalimin e kontrabadimit me mallra.
Policia kufitare e Kosovës gjatë një pike kontrolli në Zupç kanë hasur në një automjet kombi VW transporter, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, ku pas kontrollit ne automjet janë gjet rreth 16 thasë të mëdhenjë me tapeta muri të ndryshme.
Për këtë mall të transportuar i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument. Janë njoftuar njësitet relevante policore dhe malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






