Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Ekipet e IKSHPK-së marrin mostra për analizë laboratorike të ujit në Han të Elezit dhe vizitojnë 200 pacientë

Kor 12, 2022

Zëvendësministri i Shëndetësisë dr. Arsim Berisha, bashkë me këshilltarin politik të ministrit Rifat Latifi, dr. Anton Shllaku qëndruan sot në Komunën e Hanit të Elezit për të trajtuar çështjen e dyshimeve për helmimin e qytetarëve nga uji i pijes në disa fshatra të kësaj komune.

Zëvendësministri Berisha u njoftua nga autoritetet lokale shëndetësore të Hanit të Elezit se nga fillimi i ankesave të qytetarëve deri në ora 12:00 të ditës së sotme, ekipet mjekësore kanë vizituar 195 pacientë, kurse pas orës 12:00, 5 pacientë.

MSh dhe SHSKUK kanë ndihmuar QKMF-në e Hanit të Elezit me furnizime me medikamente dhe materiale shpenzuese të nevojshme të kërkuara si nevoja emergjente.

Ekipet e IKSHPK-së ndërkaq, kanë marrë edhe sot mostra për analizë laboratorike të ujit pas dyshimeve për intoksikim të ujit.

Me qëllim të përballimit të situatës dhe ofrimit të shërbimeve për të gjithë qytetarët me ankesa, QKMF e Hanit të Elezit është mbështetur nga ekipet e Kujdesit Parësor Shëndetësor nga Komuna e Ferizajt dhe Komuna e Vitisë.

Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave në kuadër të MPB-së, përmes cisternave, ka siguruar ujë të pijes për banorët e zonave ku qytetarët kanë pasur probleme shëndetësore, derisa IKSHPK të konfirmojë rezultatet e mostrave të marra për analizat e ujit.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka vizituar gjithashtu komunën e Hanit të Elezit duke iu ofruar mbështetje autoriteteve lokale për menaxhimin e situatës.

Situata është nën monitorim të vazhduar dhe MSH, së bashku me IKSHPK-në dhe dikasteret e tjera relevante si MPB-AME dhe MAPL janë në terren dhe në Komunikim të vazhduar me autoritetet komunale për menaxhimin e situatës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM