Në regjionin e Mitrovicës, njësitet e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe me rastin e ndalimit janë gjetur mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht 675 litra vaj ushqimor.
Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.




