Pas vizitës së saj në Kosovë dhe një sërë takimesh të nivelit të lartë, Viola von Cramon-Taubadel, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian për Kosovën, do të mbajë konferencë për shtyp të hënën e ardhshme.
Raportuesja e Parlamentit Evropian do të paraqesë pikëpamjet e saj për situatën aktuale, posaçërisht në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave dhe diskutimet e fundit për këtë në Këshillin e BE-së, si dhe gjendjen e Dialogut Kosovë-Serbi.
Një pjesë e veçantë e konferencës për shtyp do t’i kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor dhe implikimeve të luftës në Ukrainë në aspektin e sigurisë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.




