Build Skills with our trainings

Sign up now!

Artpolis: Paneli “Roli i grave artiste në ndërtimin e paqes” pjesë e WPS-së

Tet 22, 2022

Në partneritet me Zyrën e Presidencës, Artpolis ka kënaqësinë të bashkëpunojë në Forumin e Grave, Paqes dhe Sigurisë (WPS), nën temën “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”. Forumi i Grave, Paqes dhe Sigurisë (WPS) është një iniciativë e Dr. Vjosa Osmani Sadriu, presidente e Republikës së Kosovës.

Artpolis do të kontribuojë me panelin e diskutimit “Roli i grave artise në ndërtimin e paqes”, që do të zhvillohet më 23 tetor 2022, në Klan Arena nga ora 19:00 – 20:00.

Ky diskutim synon të nxjerrë në pah rolin e grave artiste përmes angazhimit dhe punës së tyre në periudha të ndryshme për ndërtimin e paqes, dhe nismave të tyre për të kërkuar të vërtetën kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe kontributit të tyre në drejtësinë tranzicionale.

Ndërtimi dhe ruajtja e paqes janë përgjegjësi sociale e secilit prej nesh dhe kërkon një angazhim të përditshëm. Prandaj, angazhimi artistik i grave ishte dhe është një formë thelbësore se si shoqëria jonë i qaset artit dhe jetës. Eksperienca artistike lë gjurmë tek njerëzit, duke i ndihmuar ata të reflektojnë dhe të ndryshojnë, duke shpresuar që gjithmonë t’i shndërrojnë në paqedashës, thuhet në postimin në Facebook të Artpolis.

Panelistet:

Hedwig Fijen // Holandë // Kuratore, këshilltar kulturor, Themeluese e Manifesta

Rada Borić // Kroaci // Aktiviste e grave dhe paqes, profesoreshë universiteti, redaktore

Dijana Milošević // Serbi // Regjisore, shkrimtare dhe ligjëruese teatri

Maja Mitić // Serbi // Aktore, regjisore, aktiviste

Ema Andrea // Shqipëri // Artiste, aktiviste dhe pedagoge

Blerta Zeqiri // Republika e Kosovës // Regjisore, dramaturge

MODERATORE:

Zana Hoxha // Republika e Kosovës // Artiste, aktiviste, Themeluese dhe Drejtoreshë Ekzekutive e Artpolis dhe Festivalit FemArt

#wpsrks2022 #artpolis

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM