Build Skills with our trainings

Sign up now!

Artpolis: Shfaqja “Toka e Shpirtrave të Trazuar” prezantohet në Forumin e Grave, Paqes dhe Sigurisë

Tet 22, 2022

Përveç panelit të diskutimit Artpolis do të prezantojë edhe shfaqjen teatrore “Toka e Shpirtrave të Trazuar” në Forumin e Grave, Paqes dhe Sigurisë (WPS) – iniciativë e Shkëlqesisë së Saj Dr. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.

Shfaqja “Toka e Shpirtrave të Trazuar”, me regji të Zana Hoxhës, do të prezantohet më 23 tetor, 2022 nga ora 20:00-21:10 në Klan Arena.

“Toka e Shpirtrave të Trazuar”, është një performancë e bazuar në poezitë e Shqipe Malushit, të cilat evokojnë kujtimet tona kolektive për mungesën e paqes dhe përballjen me luftën dhe konfliktin si një gjendje konstante për shoqërinë kosovare ndër shekuj e në veçanti ndikimin e saj në traumat tona ndër gjenerata.

E shtrirë në një format unik eksperimental në shqip dhe anglisht, performanca e regjisores Zana Hoxha krijon një sinergji multidisiplinare përmes poezive imazhiste të Malushit, koreografisë bashkëkohore teatrore të Robert Nuhës, dhe dramaturgji të Shpëtim Selmanit, muzikës eksperimentale me elemente burimore dhe këndimit, si dhe video projeksioneve që krijojnë një narrativë të re të bazuar mbi kujtesën tonë kolektive, thuhet në postimin në Facebook të Artpolis.

 

Autore: Shqipe Malushi

Regjia: Zana Hoxha

Dramaturgjia: Shpëtim Selmani

Koreograf: Robert Nuha

Aktorë/e: Donikë Ahmeti, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi, Blend Sadiku, Zhaneta Xhemajli, Kaltrinë Zeneli, Edlir Gashi.

Kërcimtarë/e: Altina Binaku, Qendrim Makolli, Erëza Grajqevci, Patriot Osmani

Soliste/ë: Donika Rushiti, Shaban Behramaj, Urta Haziraj, Etrit Nura

Kostumograf: Arbnor Brahimi

Videoprojeksionet skenike: Florian Canga

Asistente dhe organizatore: Elira Lluka

Skenografia: Arben Shala

Tonist: Arben Aliu

Ndriçimi: Sherif Sahiti dhe Mursel Bekteshi

Mjeshtër skene: Aziz Maloku, Flora Hasani

Grimere: Myrvete Tahiri, Flora Hasani

Në partneritet me Zyrën e Presidencës, Artpolis ka kënaqësinë të bashkëpunojë në Forumin e Grave, Paqes dhe Sigurisë (WPS), nën temën “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”.

#wpsrks2022 #artpolis

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM