Hapet edicioni i parë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të organizuar me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani përgjatë dy ditëve të fundjavës në Prishtinë.
Mbi 125 folës dhe mbi 400 pjesëmarrës nga 33 shtete që shtrihen në 6 kontinente janë mbledhur në kryeqytet për të diskutuar rolin vendimtar të grave për paqe të qëndrueshme.
Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë pjesëmarrësve iu drejtua me një adresim të veçantë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Në këtë Forum po marrin pjesë liderë botërorë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues nga grupe të tjera të interesit, thuhet në postimin në Facebook të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.






