Build Skills with our trainings

Sign up now!

Manifesta 14: Saz’iso vjen më 23 tetor në Prishtinë

Tet 23, 2022

Manifesta 14 njofton se Saz’iso janë gjithashtu pjesëmarrës dhe do të interpretojnë këngë nga albumi i tyre “ At Least Wave Your Handkerchief at Me: The Joys and Sorrows of Southern Albanian Song” në Fabrikën e Tullave.

Cilësia unike e këngëve të tyre vjen prej sazeve, një zhanër i muzikës folklorike që rrjedh prej jugut të Shqipërisë, me tinguj e ritme të ruajtura nga muzikantë që kanë emigruar në Athinë, Londër e në shumë vende të tjera për t’ju arratisur turbulencave të periudhës pas-komuniste.

Si formacioni i grupit dhe produksioni i këtij albumi përbën një endje të gjatë producentëve për të përmbajtur e ndarë trashëgiminë kulturore, për të transmetuar rrëfimet gojore dhe ndjesitë e forta që evokon.

Ata janë pjesë e ekspozitës “Grand Scheme of Things” në Grand Hotel Prishtina, e paraqiten në katin e katërt të këtij hoteli, të titulluar – mbi migrimin.

Ejani në Fabrikën e Tullave, të dielën tjetër, në orën 18:00 për të parë performancën e tyre. Ky event është falas dhe i mirëpret të gjithë, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM