Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bërdyna- Moni: Thellim i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bangladeshit në fushën e arsimit

Tet 23, 2022

Në kuadër të Edicionit të Parë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë 2022, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna u takua me ministren e Arsimit të Bangladeshit, Dipu Moni.

Në vizitën e saj të parë në Republikën e Kosovës si ministre e Arsimit, ministrja Moni foli për rëndësinë e shkëmbimit të përvojave ndërmjet Kosovës e Bangladeshit si dy vende me histori të konfliktit. Në linjë me temën e konferencës, ajo theksoi rolin që kanë gratë në progresin e shoqërisë dhe ndërtimit të paqes.

Zëvendësministrja Maloku Bërdyna theksoi rëndësinë që ka arsimi për zhvillimin e vendeve pas konfliktit dhe për punën që MAShTI po bën në këtë drejtim. Ajo e njoftoi ministren Moni për zhvillimet në arsimin parauniversitar dhe universitar në Kosovë, teksa theksoi punën që po bëhet për forcimin e shkencës e inovacionit.

Në këtë takim u shpreh gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit të dy vendeve edhe në fushën e arsimit përmes marrëveshjeve konkrete bilaterale, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM